Ftesë për bisedime, por Putini u kërkon ushtarëve ukrainas të rrëzojnë Zelenskyn nga pushteti

Nga njëra anë ushtria ruse ka rrethuar Kievin me forca të shumta ushtarake dhe kërkon ta pushtojë, nga ana tjetër presidenti i Rusisë Vladimir Putin i bën thirrje ushtrisë ukrainase të marrë pushtetin dhe të rrëzojnë qeverinë e Voloddemir Zelenskyt.

U bëj thirrje edhe një herë ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Mos lejoni që neo-nazistët dhe banderovtsi (term nënçmues për ultranacionalistët ukrainas,) të përdorin fëmijët, gratë dhe të moshuarit tuaj si mburoja njerëzore! nëse pushteti është në duart tuaja, do ta kemi më të lehtë të pajtohemi, sesa me këtë bandë narkomanësh dhe neo-nazistësh, që u vendosën në Kiev dhe morën peng të gjithë popullin ukrainas”.

Ndërkohë presidenti i Ukrainës Volodomir Zelensky duket se hap një dritare për dialog me Rusinë, pasi sipas tij Europa dhe SHBA-ja nuk po e ndihmojnë Ukrainën:

Jam i sigurt që e shihni luftën të gjithë ju, e gjithë Evropa. Por ne nuk e kuptojmë plotësisht se çfarë do të bëni me të. Si do të mbroni veten kur po e ndihmoni kaq ngadalë në Ukrainë? Evropa ka fuqi të mjaftueshme për të ndaluar këtë agresion. Çfarë të presësh nga vendet evropiane?

Presidenti Zelensky thotë se Ukraina është lënë më vete për të luftuar Rusinë:

Kush është gati të luftojë përkrah nesh? Unë nuk shoh njeri”.

Pro bisedimeve është dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov por me kushtin që ushtria e Ukrainës dorëzohet.

Ai tha se ushtria ruse po e çliron Ukrainën nga “shtypja”:

Ne jemi gati për negociata në çdo moment, sapo forcat e armatosura të Ukrainës t’i përgjigjen thirrjes sonë, të ndalojnë rezistencën dhe të dorëzojnë armët”.