Rusia thotë se Zelensky ka braktisur vendin/ Presidenti ukrainas poston foton nga Kievi: Jemi të gjithë këtu

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar një video nga rrugët e Kievit, pas lajmeve në mediet ruse se ai ishte larguar nga kryeqyteti.

Ne jemi të gjithë këtu”, tha ai, i rrethuar nga këshilltarët kryesorë dhe kryeministri i tij. “Po mbrojmë pavarësinë tonë, shtetin tonë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, shkroi Zelensky.

Forcat ukrainase janë gati për përballjen me trupat ruse, ndërsa janë rreshtuar në autostradën e  rrugët e Kievit.

Forcat ruse tani mendohet se janë brenda qytetit, megjithëse vendndodhja dhe numri i tyre i saktë është i paqartë.

Përballjet janë raportuar në Obolon, në periferi të qytetit, ndërsa rusët janë parë edhe në rrethet Vorzel, Bucha, Irpen.

Trupat ruse mendohet se kanë mbërritur nga verilindja, pasi janë shtyrë nga Çernobili, i cili u mor dje vonë. Më shumë trupa ruse dhe forca të blinduara po përparojnë drejt kryeqytetit nga Konotop, në lindje, duke lënë qytetin e Chernihiv, ku u përplasën me rezistencën e Ukrainës.