Fushë-Krujë, plagosen babë e bir, policia jep detajet

Ata janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Babai është në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që djali është jashtë rrezikut.

Babë e bir janë plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Shefqet dhe Alban Stafuka kishin shkuar  për qokë tek një i afërm. Pasi kanë dalë nga banesa e tij, një person identiteti i të cilit nuk dihet, i ka zënë rrugën dhe i ka qëlluar me thikë.

Ata janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Babai është në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që djali është jashtë rrezikut.

Dyshohet se konflikti mes tyre ka nisur për shkak të një automjeti. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 09.08.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, pas një konflikti të çastit janë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., 58 vjeç dhe A.S., babë e bir, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorit.