Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17º në 34ºC, në zonat e ulëta nga 19ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 37ºC.
Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 21ºC deri në 29ºC dhe në zonat e ulëta nga 23ºC në 32ºC.