Gara për Vorën, kush është kandidati i PD-së që pritet të garojë për kryetar bashkie (EMRI)

Pas Durrësit, Shkodrës, Lushnjes dhe Rrogozhinës edhe Dega e PD Vorë ka finalizuar procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Kryetar Bashkie.

Pas konsultimeve dhe një procesi në bazë prej disa ditëve, duke mbajtur në konsideratë votimet konfirmuese të anëtarëve, mbrëmjen e sotme Dega e PD Vorë ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie.

Sipas burimeve per “BalkanWeb” në PD, Ymer Marku është emri i propozuar nga demokratët e Vorës.

Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendore. Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partise dhe Kryesitë e Degeve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së sotme. Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH,që pritet të mblidhet nesër.

Deri me tani Partia Demokratike ka bere publike 5 propozime per kandidatet, konkretisht per bashkite Durres, Shkoder, Rogozhine, Lushnje dhe Vore. Nderkohe pritet qe ne oret ne vijim te zbardhen edhe emri i propozuar per bashkine Diber.