Gjendet në Fushë-Krujë 15-vjeçarja që ishte shpallur e humbur para 3 ditësh

15-vjeçarja u shpall e zhdukur nga familja e saj përpara 3 ditësh. Denoncimin e bëri i ati i saj Miklovan Liço.

15 vjeçarja e raportuar e humbur prej 3 ditësh është gjendur në Fushë-Krujë.

Ajo është gjendur tek shtëpia e një djali me të cilin është larguar që nga Vlora.

Babait, pas daljes në media i ka shkuar një video e cila i tregon se vajza ka qenë në Fushë-Krujë.

Ai menjëherë është nisur për aty dhe ka bërë denoncimin në polici.

Ka qenë policia që është futur në shtëpinë e djalit për të marrë vajzën.

I ati konfirmoi se vajza ka treguar se është larguar nga Vlora me djalin në fjalë identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe ka konfirmuar se është larguar me deshirë pa patur dhunë apo shantazh, transmeton OraNews.

15-vjeçarja u shpall e zhdukur nga familja e saj përpara 3 ditësh. Denoncimin e bëri i ati i saj Miklovan Liço.

Sipas tij  ata kishin humbur kontaktet me vajzën rreth orës 23:30 të mbrëmjes.