Drejtoresha me koronavirus, mbyllet drejtoria Arsimore e Elbasanit

ISHP konfirmoi 19 raste me koronavirus në raportimin e ditës së sotme për Elbasanin duke shënuar kështu shifrën më të lartë brenda 24 orëve që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë, sic raporton për abcnews.al gazetari Aldo Kozarja, e infektuar është edhe drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Elbasanit duke bërë kështu që të mbyllet kjo drejtori.