Gjendet pas katër orësh kërkime trupi i 16-vjeçarit që u mbyt në liqen

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 të ditës së sotme në vendin e quajtur “Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, ku 16-vjeçari me inicialet L.G kishte hyrë për t’u larë.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Kukës, ku një 16 vjeçar është mbytur tragjikisht në liqen.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 të ditës së sotme në vendin e quajtur “Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, ku 16-vjeçari me inicialet L.G kishte hyrë për t’u larë.

Pas disa orësh kërkime mësohet së polumbarët kanë arritur të nxjerrin trupin e të miturit, transmeton CNA.

Njoftimi i parë i policisë lidhur me ngjarjen e rëndë:

Në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, dyshohet se është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc.

Për gjetjen e 16 vjeçarit, janë angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.