Kukës, kamioni bie në liqen, në kërkim shoferi 37-vjeçar

Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë Polumbarët e RENEA-s, si dhe shërbimet e Policisë.

Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në Kukës.

Një 37-vjeçar ka humbur drejtimin e kamionit dhe ka rënë në liqen.

“Në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.” – njofton policia.

Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë Polumbarët e RENEA-s, si dhe shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po mundohet të zbardhë dinamikën e aksidentit.