Gjermania dhe Franca mbështesin OBSH me fonde

Gjermania premtoi se do të akordojë 500 milionë euro për organizatën ndërsa Francë 140 milionë të tjera.

Gjermania dhe Franca kanë bërë me dije se do të rrisin kontributin financiar për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, disa javë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të ndërprisnin financimet.

Gjermania premtoi se do të akordojë 500 milionë euro për organizatën ndërsa Francë 140 milionë të tjera, shkruan Mapo.

Të dy qeveritë deklarojnë se këto financime nuk kanë të bëjnë me vendimin e presidentit Donald Trump për të ndërprerë marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Në vend të kësaj ata theksuan rëndësinë që ka mbështetja në këto momente ndaj OBSH, e cila ka një rol thelbësor në përballimin e pandemisë.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn në një deklaratë për shtyp nga selia e OBSH tha se “Gjermania do të jetë një mbështetëse dhe mike kritike e organizatës”, ndërsa homologu i tij francez, Veran shtoi se “Vetëm OBSH është në pozitat për të koordinuar përgjigjen kundër Covid-19”.