Gjermania vendos rregullat e reja për personat që vijnë zonat me rrezik

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn bën me dije se çdo qytetar që vjen nga zona me rrezik të lartë përsa i përket Covid dhe hyn në Gjermani, duhet të karantinohet 14 ditë.

Sipas Spahn, rregullorja e re duhet të zbatohet pas përfundimit të sezonit të pushimeve.

“Nëse vini nga një zonë rreziku dhe hyni në Gjermani, duhet të karantinoheni deri në 14 ditë. Një test pas pesë ditësh mund të shkurtojë karantinën nëse rezultati është negativ. Rregullorja e re duhet të zbatohet pas përfundimit të sezonit të pushimeve. Më shumë detaje do të përgatiten të enjten në bisedë midis qeverisë federale dhe shtetit”, njofton ministri. /cna