21.5 C
Tiranë
Thursday, September 23, 2021

GJKKO nuk rihapi hetimin për Fatmir Mediun, SPAK depoziton në Apel ankimin për vendimin

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka ankimuar ditën e sotme vendimin e GJKKO për pushimin e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me shpërthimin e Gërdecit.

GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për rihapje të hetimeve për Mediun për çështjen e shpërthimit të Gërdecit me pretendim se vepra është parashkruar. Ndërsa sot është bërë ankimi në gjykatë kundër vendimit për Mediun dhe SPAK i kërkon Apelit të pranojë kërkesën për gjykimin e ish ministrit.

Sipas vendimit të GJKKO prokuroria ka pasur të gjitha mundësitë që ta hetonte lirisht Fatmir Mediun pasi ai që prej vitit 2012 nuk ka pasur imunitet për t’u hetuar dhe vepra është parashkruar.

Kujtojmë se, çështja e ish-ministrit të mbrojtjes, që u shpëtua nga imuniteti i parlamentarëve të 2009 u rizgjua pas kërkesës së familjes Durda, që humbi në shpërthimin e Gërdecit fëmijën Erison Durda dhe që kërkoi hetime.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme