21.5 C
Tiranë
Thursday, September 23, 2021

VIDEO/ Peshkatarët durrsakë kapin peshkaqenin 650kg, kapiteni:Po tentonte…

Një peshkaqen gjigand është kapur ditën e sotme në thellësi të Adriatikut, përballë grykëderdhjes së lumit Buna.

Mësohet se peshkaqeni është kapur nga peshkatarët durrsake me anijen “Geraldo”.

Kapiteni i anijes Kapllan Rama, me një përvojë 40-vjeçare tha se peshkaqeni që kishte rënë në rrjetë kishte ngadalësuar shpejtësinë e anijes dhe po tentonte t’i shqyente rrjetat. Ndërkohë që pas peshimit peshkaqeni arrinte deri në 650 kg.

“Ishim duke peshkuar në drejtim të grykëderdhjes së Bunës rreth 13 milje në largësi nga bregu. Kur thellësi matësi tregonte rreth 155 m ujë thellësi, e kuptuam se kishte rënë shpejtësia e anijes dhe se kishte rënë diçka e madhe në rrjetat tona. Pasi anijet e mëdha gjuajnë me trata fundore dhe ajo merr ç’ti dalë përpara.
Pasi ngritëm tratat me vinç pamë peshkaqenin që po tentonte të shqyente rrjetën. Me kujdesin më të madh e hodhëm në kuvertë këtë përbindësh deti. Pasi e ngritëm në vinç konstatuam se ishte rreth 6.5 m i gjate dhe se peshonte rreth 650 kg”, tha kapiteni i anijes.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme