Gjykata e Shkodrës lënë në burg, Rrok Pepajn.
Akuza e prokurorisë për të është kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim.
Avokati mbrojtës ka kërkuar masë lehtësuese por kërkesa është hedhur poshtë nga trupi gjykues, përbërë nga Ermira Dedja, prokuror Albert Murçaj, avokat Ardjan Brunga, shkruan Top Channel.
“Unë nuk kam asnjë faj dhe nuk kam lidhje me këto pune sepse unë jam i sëmurë, kam edhe gruan të sëmurë. Rrok Pepaj ka mohuar se s’ka lidhje me kultivimin duke thënë se ai ka dal në mal me policinë thjesht për të kërkuar dhe në mënyrë rastësore kanë gjetur parcelën dhe dy kufomat. Unë në atë zonë kam kultivuar bimë medicinale dhe boronicë, nuk ka patur dijeni për parcelën sepse në mal kam mbajtur bagëti. Unë thjesht e njoh si zonë pjesën malore por nuk e kam ditur se ku ka parcela. Di faktin qe djali im ka pasur një ngatërrese dhe se djalin ma kanë rrahur. Djalin tim se kam parë prej disa ditësh dhe di vetëm që janë ngatërruar dhe se e kanë rrahur disa persona”, thotë Rrok Pepaj.
Lajmi në përditësim…



