Prej 2 javësh në grevë urie, rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve

3 prej tyre përfundojnë në spital...

Rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Ballshit, të cilët prej 2 javësh kanë hyrë në grevë urie.

Siç raporton ‘BalkanWeb’ ato janë shoqëruar në spitalin e Mallakastrës dy grevistë, pasi kanë paraqitur probleme dehidrimi, dhembje koke e luhatje të tensionit. Po ashtu, mësohet se gjatë natës një tjetër grevist ka pasur probleme shëndetësore.

Kjo është dita e 14 e grevës së urisë dhe naftëtarët janë të vendosur ta vazhdojnë këtë grevë, ndërsa deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Të hënën pritet një tjetër marshim në rrugët e qytetit të Ballshit.