Gjysmëhëna e Kuqe Turke do dërgojë ekipin e ndihmës humanitare në Liban

Sipas një deklarate nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, ekipi me 4 persona përfshirë edhe mjekun ekspert të ndihmës së shpejtë do të niset sot bashkë me pajisjet mjekësore emergjente

Gjysmëhëna e Kuqe Turke do dërgojë në rajon ekipin e ndihmës, pas shpërthimit që ndodhi në një depo në portin e Bejrutit në Liban, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, ekipi me 4 persona përfshirë edhe mjekun ekspert të ndihmës së shpejtë do të niset sot bashkë me pajisjet mjekësore emergjente në mbështetje të popullatës së rajonit.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka përfunduar edhe përgatitjet për dërgesat e reja sipas nevojës, dhe me ekipin që do dërgojë në rajon do të veprojë bashkërisht në aktivitetet e Kryqit të Kuq Libanez.

Drejtori i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Dr. Kerem Kınık, ka bërë të ditur se Turqia dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke janë gjithmonë të gatshëm për të zgjatur dorën e ndihmës për ata që kanë nevojë.

Ndër të tjera Kınık është shprehur se “Jemi thellësisht të mërzitur nga ky shpërthim i fuqishëm në Liban. Këshilli i Lartë i Mbrojtjes së Libanit shpalli zonë fatkeqësie Bejrutin dhe vendosi të shpallë gjithashtu gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytet. Ne kaluam menjëherë në komunikim me Kryqin e Kuq të Libanit dhe i theksuam se jemi të gatshëm për ndihmë. Aktualisht në rajon ka nevojë për ndihmë emergjente. Ka shumë të plagosur. Ekipet e Kryqit të Kuq Libanez, krahas trajtimit të të plagosurve në stacionet e ndihmës së parë që janë ngritur në terren kryejnë edhe punime të kërkim shpëtimit. Dërgojnë me ambulanca në spital të plagosurit.”

“Ne si Gjysmëhëna e Kuqe Turke kemi përgatitur ekipet tona për të ofruar mbështetje në çështjen e ndihmës emergjente. Ekipi ynë i ndihmës humanitare prej 4 personash përfshirë edhe mjekun ekspert për ndihmën emergjente bashkë me pajisjet mjekësore të urgjencës do të ndihmojnë në shërimin e plagëve të vëllezërve tanë në Libi. Po ashtu ne do të formësojmë edhe dërgesat tona sipas situatës së nevojave”, theksoi Kınık.Gjysmëhëna e Kuqe Turke do dërgojë ekipin e ndihmës humanitare në Liban