Profesionistët turq të turizmit mirëpresin hapin e Gjermanisë

Drejtuesja e Shoqatës së Hoteleve të Turqisë (TUROB), Müberra Eresin duke folur për AA, theksoi se ky hap ka rritur moralin e aktorëve të sektorit të cilët u goditën nga pandemia e koronavirusit

Zyrtarët turq të turizmit përshëndetën vendimin e Gjermanisë për heqjen e pjesshme të paralajmërimit të udhëtimit për shkak të koronavirusit të ri(COVID-19) për katër destinacionet e pushimeve verore të Turqisë, Antalya, Izmir, Muğla dhe Aydin, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtuesja e Shoqatës së Hoteleve të Turqisë (TUROB), Müberra Eresin duke folur për AA, theksoi se ky hap ka rritur moralin e aktorëve të sektorit të cilët u goditën nga pandemia e koronavirusit.

Ajo nënvizoi se vendimi i Gjermanisë, që është motori i BE-së, do të ndikojë pozitivisht në perceptimin e vendeve të tjera.

“Natyrisht, ky është një vendim i vonshëm, por një vendim që ne presim si sektor dhe që na bën të lumtur. Do të ketë ndikim pozitiv në sektorin turk të turizmit”, tha Eresin.

Turqia vendosi masa drastike për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, duke mposhtur rivalët e saj, theksoi ajo.

“Të gjitha zonat që shërbejnë turizëm, siç janë hotelet, restorantet, agjencitë e udhëtimit dhe trajnerët morën certifikata për zbatimin e masave të sigurisë dhe rregulloreve nën Programin e Certifikimit të Turizmit të Sigurt”, tha Eresin.
Certifikimi i Turizmit të Sigurt, i filluar në bashkëpunim me Ministritë e Jashtme, Kulturës dhe Turizmit, dhe Transportit të Turqisë, mbulon një gamë të gjerë të masave të sigurisë në transport, akomodim dhe kushte shëndetësore për turistët dhe punonjësit e mikpritjes.

Certifikata, e lëshuar nga institucionet ndërkombëtare të certifikimit, vërteton zbatimin e kërkesave të rrepta të shëndetësisë dhe higjienës në linjat ajrore, aeroportet dhe objektet e tjera të transportit, si dhe në vendet e akomodimit dhe vendet e ushqimit dhe pijeve.

Ulkay Atmaca, kreu i Shoqatës Profesionale të Menaxherëve të Hoteleve të Turqisë (POYD), theksoi rëndësinë e tregut gjerman për sektorin turk të turizmit.

“Ky vendim pas Britanisë së Madhe dhe Rusisë, megjithëse vonë, është shumë i rëndësishëm për ne. Me një rimëkëmbje të shpejtë, ne presim të kemi një numër të lartë të turistëve gjermanë”, tha Atmaca për AA.

Sidoqoftë, detyrimi për të treguar një test negativ të PCR-së për udhëtarët që kthehen në Gjermani mund të krijojë ngurrim, tha Atmaca.

Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me mobilitetin e të ardhurave që ky hap do të gjenerojë, Atmaca tha: “Ne duhet të shohim planet e fluturimit dhe kërkesën gjermane për të vlerësuar efektin ekonomik të vendimit. Në këtë pikë, heqja e paralajmërimit është e rëndësishme për ne. Do të presim detaje tjera”.

Sipas autoritetit statistikor të vendit në vitin 2019, Turqia shënoi të ardhura rekord të larta të turizmit me 34.5 miliardë dollarë. Shifrat u rritën me 17 për qind nga viti në vit në vitin 2019, nga 29.5 miliardë dollarë në vitin 2018.

Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, vendi mirëpriti më shumë se 45 milionë vizitorë të huaj vitin e kaluar, duke shënuar rritje 14.1 për qind nga viti i kaluar.

Para fillimit të pandemisë së koronavirusit, Turqia ka pritur 58 milionë turistë, vendor dhe të huaj, këtë vit, me më shumë se 40 miliardë dollarë të ardhura.

Më shumë se 5 milionë pasagjerë gjermanë vizituan Turqinë vitin e kaluar, duke shënuar rritje 11.4 për qind nga viti në vit, sipas të dhënave zyrtare.

Që nga shfaqja në Wuhan, Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 ka shkaktuar vdekjen 5.765 personave në Turqi.Profesionistët turq të turizmit mirëpresin hapin e Gjermanisë