Glauk Konjufca është zgjedhur Kryetar i Parlamentit të Kosovës në legjislaturës e tetë.
I propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur me 69 vota për, 33 kundër dhe asnjë abstenim nga 113 deputetë të pranishëm në sallë.
Deputetët pritet të zgjedhin e pesë nënkryetarët e parlamentit nga radhët e partive të tjera politike.
Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë mbajtur më 14 shkurt, ndërsa certifikimi i tyre u bë më 13 mars.
Në njoftimin dërguar mediave nga Kuvendi i Kosovës është bërë i qartë edhe rendi i ditës:.
Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, Dhënia e betimit të deputetëve, Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.


