Grupi i Grave Sipërmarrëse të ATTSO shpërndan ndihma në Shqipëri

Për familjet në nevojë në fshatin Vilëz në Qarkun e Tiranës janë shpërndajë dhjetëra pako me produkte ushqimore

Grupi i Grave Sipërmarrëse të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO) ka shpërndarë ndihma ushqimore për familjet në nevojë në Shqipëri, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në shpërndarjen e ndihmave në fshatin Vilëz në Qarkun e Tiranës ishte e pranishme edhe Ayşegül Erdal Yörük, bashkëshortja e Ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yöruk, njëkohësisht edhe kryetare nderi e këtij grupi, përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi dhe banorë të fshatit.

Për familjet në nevojë të këtij fshati janë shpërndajë dhjetëra pako me produkte ushqimore si miell, sheqer, oriz, vaj, makarona, kripë, etj.

Grupi i Grave Sipërmarrëse të ATTSO ka ofruar në muajt e fundit ndihma të ndryshme në Shqipëri për familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Kujtojmë se institucione dhe organizata të ndryshme nga Turqia dhe Shqipëria gjatë muajit të Ramazanit shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.