HEC në Shqipëri, pikë doganore në Durrës/ Hoti: Me Ramën u dakordësuam për 3 projekte ambicioze

Pas takimit të mbajtur në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij në Kosovë, Avdullah Hoti po zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Pas Ramës, fjalën e mori Hoti, i cili u shpreh se kemi maturinë institucionale për t’i bërë ballë çdo situate.

“Me kryeministrin Rama u dakordësuam për 3 projekte ambicioze. Një ndër pikat që u dakordësuam ishte çështja e Doganës së Kosovës në Durrës. Diskutuam ndërtimin e një HEC-i në Shqipëri për të furnizuar me energji Kosovën. Diskutuam edhe për projektin ambicioz për hekurudhën që lidh Tiranën dhe Prishtinën”, tha Hoti.

I pyetur për një takim tjetër sa i takon dialogut Kosovë-Serbi, Hoti deklaroi:

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me Grenell, do caktojmë datë tjetër për dialogun.”