Helmohen 40 nxënës në Lipjan të Kosovës, autoritetet nisin hetimet, merren mostrat e ujit në dy shkolla

Të paktën 40 nxënës dyshohen se janë helmuar në Shalë të Lipjanit.

Mediat në Kosovë shkruajnë, se në Qendrën Mjekësore Familjare gjatë ditës janë trajtuar një numër i madh pacientësh, të cilët kanë pasur simptoma të ngjashme me njëri-tjetrin.

Pacientët, kryesisht nxënës së shkollës fillore e të mesme, mësohet se kanë konsumuar ushqim në të njëjtin vend.

Autoritetet dyshojnë se helmimi ka ardhur nga uji, ndaj për këtë arsye inspektorët kanë shkuar në terren dhe kanë marrë mostrat e duhura.