EMRAT/ Njëri vdiq, tjetri në gjendje të rëndë, identifikohen dy vëllezërit që u përfshinë në sherrin me thika në Elbasan

Identifikohen emri i viktimës që mbeti i vrarë sot në Elbasan pas një sherri me thikë, ndërkohë që vëllai i tij mbeti i plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në Elbasan, në lagjen “Qemal Stafa”. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për Florenc (viktima) dhe Mikele Kovacin, 28 dhe 19 vjeç (I plagosur).

Sipas policisë, dy vëllezërit janë përfshirë për motive të dobëta në një sherr me disa të rinj, ndërsa konflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e thikave.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po heton për rastin në fjalë dhe arrestimin e autorëve.