Holanda ende skeptike për negociatat me Shqipërinë

Në një reagim në rrjetet sociale raporteri për Shqipërinë në parlamentin Hollandez Pieter Omtzingt dha detaje të debatit parlamentar.

Holanda ruan skepticizmin  lidhur me negociatat, kryesisht për Shqipërinë  duke kërkuar  përparim në kushtet e vëna.

Qeveria holandaze  nuk e ka ende një vendim  final për uljen në tryezën e parë qeveritare të Shqipërisë me BE-në. Edhe pse vlerëson progresin e bërë, ajo kërkon përparim të mëtejshëm.

Qeveria e Holandës nënvizon se është e rëndësishme krijimi Gjykatës Kushtetuese funksionale në Shqipëri, amendimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve te Komisionit te Venecias si dhe vijueshmëria e punës me ndërtimin e track-record në luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit.  Një here qe te gjitha kushtet e vendosura ne Mars 2020 sipas konkluzioneve te Këshillit Europian të jenë përmbushur, do te zhvillohet Konferenca e Pare Ndërqeveritare.

Në një reagim në rrjetet sociale raporteri për Shqipërinë në parlamentin Hollandez Pieter Omtzingt dha detaje të debatit parlamentar.

“Qeveria holandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reformën zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj ‘reforme‘”, tha Pieter Omtzingt

Mbrëmë qeveria holandeze  dërgoi në Parlament vlerësimin e saj për paketën e zgjerimit  të Komisionit Europian, pjese e se cilës ishte dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020.  Ndryshe nga Shqipëria Hollanda   për Maqedoninë e Veriut  thotë se përparimi është i dukshëm./Top Channel