Humb jetën në moshën 21-vjeçari futbollisti i Atalantas

Mesfushori 21-vjeçar një kohë të gjatë kishte vuajtur nga kanceri i mëlçisë, për çka nuk ka mundur të luajë që nga qershori i vitit 2019

Klubi italian i futbollit Atalanta nga Bergamo ka humbur lojtarin Willy Ta Bia pasi mesfushori i saj 21-vjeçar nga Bregu i Fildishtë dje ka ndërruar jetë nga kanceri, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Presidenti Antonio Percassi dhe e gjithë familja Atalanta janë thellësisht të trishtuar nga vdekja e parakohshme e Willy Braciano Ta Bia. Mirupafshim, Willy”, shkroi klubi italian.

Revista franceze sportive “L’Equipe” publikoi se mesfushori 21-vjeçar një kohë të gjatë kishte vuajtur nga kanceri i mëlçisë, për çka nuk ka mundur të luajë që nga qershori i vitit 2019.

Ta Bi arriti në Atalanta në janar të vitit 2019 nga ekipi ASEC Mimosas nga Bregu i Fildishtë. Të njëjtin vit me Atalanta Primavera, fitoi titullin e kampionit të Italisë në kategorinë e të rinjve.