Masakra në Hoxhali, njolla e zezë në historinë e njerëzimit

Kjo masakër e shkruar si një njollë e zezë në historinë e njerëzimit nuk do të harrohet kurrë, por çlirimi i territoreve nën pushtim ka qetësuar sadopak zemrat e azerbajxhanasve

Azerbajxhanasit përkujtojnë viktimat e masakrës që forcat armene kryen më 26 shkurt 1992 në Hoxhali pa bërë dallime në gra, fëmijë dhe të moshuar.

Nga masakra në Hoxhali kanë kaluar 29 vite, por dhimbja e saj është ende e freskët në zemrën e azerbajxhanasve. Azerbajxhanasit të cilët e përkujtonin çdo vit si popull të mundur masakrën në Hoxhali, tani i përkujtojnë dëshmorët e tyre si një popull krenar dhe fitimtar për shkak të fitores që ushtria e tyre arriti vitin e kaluar.

Kjo masakër e shkruar si një njollë e zezë në historinë e njerëzimit nuk do të harrohet kurrë, por çlirimi i territoreve nën pushtim ka qetësuar sadopak zemrat e azerbajxhanasve.

Dëshira e vetme e azerbajxhanasve tashmë është zbatimi i drejtësisë dhe gjykimi i autorëve të masakrës në Hoxhali.

Zv.kryetar i Parlamentit të Azerbajxhanit, Adil Aliyev, deklaroi se përjetimet në Hoxhali janë një prej krimeve më të mëdha në historinë e njerëzimit dhe se në të njëjtën kohë kjo i njeh mundësinë e drejtësisë ndërkombëtare që këto përjetime t’i njohë si “gjenocid”.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Aliyev theksoi se përjetimet në Hoxhali nënkuptojnë shkelje serioze të shumë marrëveshjeve të tilla si Konventat e Gjenevës 1949, Marrëveshjen e Kombeve të Bashkuara (OKB) për parandalimin e krimeve dhe ndëshkimet, Marrëveshjen e të drejtave civile dhe politike, Marrëveshjen kundër torturave dhe mizorive të tjera, trajtimit çnjerëzor ose trajtimit kundër dinjitetit, Marrëveshjen kundër ndëshkimit apo si dhe ndaj marrëveshjes për të drejtat e fëmijëve.

Duke treguar si shembuj Gjykatën Nürnberg të formuar pas Luftës së Dytë Botërore, Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Gjykatën Penale Ndërkombëtare për Ruandën, Aliyev vuri në dukje se edhe për masakrën në Hoxhali duhet të realizohet një proces i ngjashëm gjyqësor.

Aliyev, rikujtoi intervistën e ish-presidentit të Armenisë, Serzh Sargsyan, i cili ishte shprehur se “Deri në Hoxhali azerbajxhanasit mendonin se nuk mund të vrisnim civilët, por bashkë me Hoxhali ne e thyem këtë perceptim”.

“Kjo intervistë është provë që përjetimet në Hoxhali forcat armene i kanë kryer me vetëdije. Në Hoxhali është kryer krimi i gjenocidit i cili është krimi më i rëndë kundër njerëzimit. Gjëja e vetme që populli i Azerbajxhanit dëshiron është që të vendoset drejtësia”, deklaroi Aliyev.

Çfarë ndodhi në Hoxhali

Armenët me pretendime për territore kundër Azerbajxhanit pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në ditët e fundit të vitit 1991 vendosën nën rrethim zonën dhe kaluan më pas në veprim për të marrë kontrollin e Hoxhali i cili posedonte aeroportin e vetëm të rajonit dhe i cili kishte një rëndësi strategjike.

Armenët intensifikuan sulmet më 25 shkurt 1992 dhe sulmuan natën nga tre krahët edhe me ndihmën e regjimentit 366 të motorizuar të ushtrisë ruse e cila ndodhej në Khankendi.

Armenët të cilët nuk u mjaftuan vetëm me pushtimin, kryen një prej masakrave më të përgjakura të shekullit 20 duke masakruar në mënyrë masive civilët dhe duke torturuar në mënyrë të pamëshirshme robërit. Pamjet dhe fotografitë e marra në atë periudhë tregojnë madhësinë e masakrës.

Në Hoxhali ku më parë jetonin 7 mijë persona humbën jetën 613 shtetas azerbajxhanas të pambrojtur përfshirë 106, gra, 70 të moshuar dhe 63 fëmijë. Nga masakra shpëtuan të plagosur rëndë 487 njerëz, ndërkohë që forcat armene morën peng 1.275 persona prej të cilëve 150 prej tyre nuk ka ende ndonjë lajm.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në vendimin e saj më datë 20 prill 2010, përjetimet në Hoxhali i vëren të barabarta me krimet e luftës ose me krimet e kryera kundër njerëzimit.

Deri më sot parlamentet e 15 vendeve dhe këshillat në 16 rajone të SHBA-së, kanë pranuar vendime të cilat dënojnë dhe i shikojnë si gjenocid përjetimet në Hoxhali.

Azerbajxhani i cili vazhdon t’i njoftojë botës ngjarjet e përjetuara në Hoxhali, kërkon nga komuniteti ndërkombëtar ndëshkimin e fajtorëve.

Lajme të ngjashme