Humb jetën papritur kryetari i PD Sarandë Hariz Mema

Kryetari i Partisë Demokratike Sarandë Hariz Mema ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Hariz Mema është gjetur pa ndjenja në lagjen Qafë Gjashtë dhe është transportuar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Mema drejtonte prej pothuajse 7 vitesh degën e Partisë Demokratike në  qytetin e Sarandës, ndërkohë që vdekja e tij e papritur ka lënë të tronditur familjarët, por edhe të gjithë miqtë dhe të afërmit.