I bie të fikët në det, rrezikon të mbytet 15 vjeçari në plazhin e Talës

Një djalë rreth moshës 15 vjeç ka rrezikuar të mbytet mesditën e sotme në plazhin e Talës.

I mituri ka patur probleme shëndetësore dhe i ka rënë të fikët në ujë, duke rrezikuar jetën.

Kanë qenë pushuesit dhe banorët e zonës ata të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë, deri në momentin që ka mbërritur ambulanca.

15-vjeçari është shoqëruar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.