I vdes gruaja, burri çon në prokurori mjekun kardiolog: Na sorrollati nga spitali në klinikë private, gruaja ra 25 kile nga pesha në pritje të koronares

Dashnor Zoga nga Rroskoveci ka paditur në prokurorinë e Fierit mjekun Viktor Gjini, që sipas tij ka lënë pas dore kurimin e bashkëshortes së tij Dallëndyshe Zoga, e cila ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.

Zoga shprehet se mjeku nuk i ka njoftuar që të bëjnë koronaren, apo ndonjë mjekim tjetër, dhe bashkëshortja e tij, nënë e tre fëmijëve ka vdekur për shkak të neglizhencës.

Sipas qytetarit Zoga doktori e ka cuar të ndjerën edhe në klinikë private për vizite dhë përsëri humbi jetën pas një komplikacioni që pati ditët e fundit ndaj kërkon drejtësi për humbjen e jetës së gruas.

“Gruaja ka vdekur para 15 viteve, kishte për të bërë koronaren në datën 1 Mars, doktori më ka thënë vetë që koronarja ishte urgjente për tu bërë. Na ka dhënë ca kokrra për 10 ditë, kemi shkuar dhe në klinikën e tij private, dhe na çoi prapë në spital.

Aty nuk ma shtruan, gruaja iku, më la. Fajtor bëj Viktorin që më sorrollati, nuk më çoi as në Tiranë dhe as me ndonjë vend tjetër. Gruaja kishte humbur 25 kilogramë për 6 muaj, vetëm për shkak se ia vonuan koronaren. Pse Viktori nuk më dha një shkresë që ta shtronin urgjent“, shprehet Dashnor Zoga.