IHH synon të ofrojë ndihmë për 2 mijë familje në Kosovë për Kurban Bajram

IHH përgjatë bajramit do të shpërndajë mish kurbani për personat në nevojë në gjithsej 15 bashki përfshirë kryeqytetin Prishtinë të Kosovës dhe rajonet Prizren, Skënderaj dhe Mamushë...

Fondacioni i Ndihmës Humanitare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) po shpërndan mish kurbani në Kosovë me rastin e festës së Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i IHH-së në Kosovë, Fadil Pushkolli, për gazetarin e AA-së tha se si IHH këtë vit synojnë të ofrojnë ndihmë për rreth 2 mijë familje në Kosovë dhe se përparësi në shpërndarje do të kenë të moshuarit dhe jetimët në nevojë pa dallime të përkatësisë etnike.

Pasi bëri të ditur se këtë vit në Kosovë do të theren 30 bagëti të trasha nga IHH, Pushkolli tha se, “IHH këtë vit ofron ndihmë duke shpërndarë mish kurbani për rreth 2 mijë familje”.

– “Askush nuk na dërgon ndihma përveç Turqisë”

Avdi Tahiri, një qytetar në nevojë nga Kosova, për AA tha se, “Askush nuk na dërgon ndihma përveç Turqisë, përveç Varis (pesonelit lokal të IHH-së)”.

IHH përgjatë bajramit do të shpërndajë mish kurbani për personat në nevojë në gjithsej 15 bashki përfshirë kryeqytetin Prishtinë të Kosovës dhe rajonet Prizren, Skënderaj dhe Mamushë.IHH synon të ofrojë ndihmë për 2 mijë familje në Kosovë për Kurban Bajram