Turqi, 1,2 milion familje morën ndihmë financiare gjatë panemisë

Qeveria nisi programin Mburoja për Mbrojtje Sociale në mars për t'u kujdesur për nevojat e qytetarëve gjatë pandemisë, tha Selçuk në një deklaratë

Shteti i Turqisë siguroi mbështetje financiare për më shumë se një milion familje gjatë pandemisë COVID-19, tha ministrja e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale, Zehra Zümrüt Selçuk, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria nisi programin Mburoja për Mbrojtje Sociale në mars për t’u kujdesur për nevojat e qytetarëve gjatë pandemisë, tha Selçuk në një deklaratë.

Ajo tha se nga donaconet në vlerë prej më shumë se 2 miliardë lirash (mbi 286 milionë dollarë), të paktën 1,2 milion familje kanë marrë nga 1.000 lira turke (143 dollarë) ndihmë financiare.

Sipas ministres, vlera totale e shpenzuar në kuadër të programit ka arritur në 30 miliardë lira turke (gati 4,3 miliardë dollarë).

Fushata u nis nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan më 30 mars për të mbështetur njerëzit që vuajnë financiarisht për shkak të masave të marra për të frenuar përhapjen e virusit.Turqi, 1,2 milion familje morën ndihmë financiare gjatë panemisë