6.5 C
Tiranë
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021

Inter, zbulohet shifra e cmendur qe Jose Mourinho ka ofruar per te ne vere: “Sa milione euro? Plot…”

Milan Skriniar eshte rikthyer autentik. Mbrojtesi sllovak eshte me shume mundesi me i miri per sa i perket rendimentit ne kete moment ne repartin e prapem zikalter.

As Stefan De Vrij apo Alessandro Bastoni, te cilet kane luajtur shume mire, duket se nuk jane ne nivelin e tij.

Por Skriniar ka qene ai qe ka djersitur me shume se te gjithe ata per te marre nje fanelle titullari ne skuadren e Interit.

Tottenham i Jose Mourinhos kishte ardhur ne Itali me emisaret e tij per te blere mbrojtesin e Interit, me mendjen e ndare, por Interi duket se ne momentin e fundit ka vendosur te mos beje kete gabim qe mund te ishte penduar rende.

“Interi sot po ‘paguan’ zgjedhjen per te mos e shitur per plot 35 milione euro plus bonuse, me te cilat arrihej ne 45 milione euro lehte.”

“Kaq ishte shuma qe Tottenham kishte vene ne pjate per Interin. Nderkohe, nga Liverpool nuk kishte ardhur asnje oferte per te ne menyre zyrtare.”

“Por zikalterit duket se nuk kane pasur deshire as te diskutonin per nje shitje te tij poshte shifres 50 milione euro.”

“Kjo shifer e ofruar gjithesesi nga Tottenham mund te quhet edhe e ‘cmendur’ ne kohera Covidi, sepse te gjithe e dime se cfare merkato ka pasur ne kete sezon.”

“Nderkohe, behet me dije se Skriniar sot per sot nga Interi vleresohet me te pakten 60 milione euro, pak a shume sa e ka pasur cmimin keto kohe.”

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme