Video/ Rama viziton pas shumë muajsh Shkodrën, shoqërohet nga eskortë dhe dhjetra policë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës, i shoqëruar nga një eskortë policie, ndërsa dhjetra efektivë kanë blinduar qytetin.

Vizita e Ramës në Shkodër, të vetmet bashki që nuk e ka nën drejtimin e tij, vjen për shkak se në këtë qytet do të hapet qendra e vaksinimit për personelin mjekësor të qarqeve të Veriut.

Në Shkodër do të kryhet vaksnimi për personelin mjekësor të Veriut, dhe disa nga pjestarët e shtëpive të të moshuarve.

Rama është pritur me protesta nga qytetarët e Shkodrës të cilët janë shprehur për Faxnews se është absurde vizita e tij për vaksinat kur qyteti është i përmbytur.

“Ne jemi të përmbytur, vizita e Ramës për vaksina është absurde”, u shpreh një banor i zonës.

“Jam Aleksandër Pashuku banor i Bërdicës, kam një biznes varrezë makinash dhe të gjitha mjetet ndodhen nën ujë. Kërkoj nga shteti të na i paguaj një për një. Shteti a duhet tëtë më dëmshpërmblej mua për të gjitha dëmet e shkaktuara nga përmbytjet? Edhe unë kam detyrime ndaj shtetit të paguaj, të njëjtën gjë presim dhe në nga shteti.

Por, shteti nuk dërgon një person të na shohi të gjitha dëmet që na janë shkaktuar. TVSH e gjëra na kanë ardhur 8 milionë lekë dhe i kemi paguar të gjitha siguracionet të gjitha gjërat, shteti të mbajë përgjegjësi.”, u shpreh një banor i Bërdicës.