Ish-kryetari i Qarkut Kukës, Abedin Oruçi nxjerr armën dhe dëmton 5 policë

Ishte në kërkim nga policia...

Në kërkim nga policia për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe ndërtim pa leje, ish-kryetari i këshillit të Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi përplaset sërish me policinë.

Ndërsa këta të fundit e kanë ndaluar sot, Oruçi raportohet të ketë nxjerrë armën dhe të ketë dëmtuar të paktën 5 policë.

Sipas asaj që raporton “BalkanWeb” se Oruçi është larguar nga vendngjarja menjëherë. Në vend ndodhen 2 prokurorë dhe forca të policisë së Kukësit.

Më datë 20.10.2020, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin A.O., 54 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës” . Po punohet për kapjen e shtetasit A.O.