Ish-presidenti i Francës dënohet me burg për korrupsion

Sarkozy, 66 vjeç, u gjet fajtor për përpjekje për të korruptuar gjyqtarin Gilbert Azibert, duke i ofruar një punë prestigjioze në Monako, në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal në partinë e tij politike.

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dhe dy ish-ndihmës të tij u dënuan me nga tre vjet burgim – dy prej tyre me kusht – nën akuzat për korrupsion.

Sarkozy, 66 vjeç, u gjet fajtor për përpjekje për të korruptuar gjyqtarin Gilbert Azibert, duke i ofruar një punë prestigjioze në Monako, në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal në partinë e tij politike.

Sipas prokurorëve, skandali ka dalë në pah pas përgjimit të bisedave midis Sarkozyt dhe ish-avokatit të tij, Thierry Herzog, pasi ish-presidenti ka mbaruar mandatin, në vitin 2012.

Herzog dhe Azibert morën të njëjtin dënim.

Gjykatësi tha se Sarkozy mund ta vuajë dënimin në shtëpi, me një etiketë elektronike.

Ish-presidenti, i cili e mohon çdo keqbërje, pritet të apelojë.

Ai është presidenti i dytë në historinë moderne të Francës, pas Jacques Chirac, që akuzohet për korrupsion.

Chirac ka vdekur në vitin 2019. /REL