Turqia e mbyll 2020 me 1.8% rritje. Një nga vendet e pakta që tregon rritje të ekonomisë në vitin e pandemisë

Turqia, pavarësisht se mbiperformoi të gjithë tregjet në zhvillim (EM) dhe homologët e G20, përveç Kinës,  pati një të metë, pasi rritja e huadhënies së lirë, solli një rënie rekord të lirës, ç’ka holloi rezervat e këmbimit valutor dhe rriti inflacionin në 15%. 

Ekonomia turke u rrit me 5.9% në tremujorin e fundit  2020 dhe me 1.8% për vitin e plotë, duke u bërë një nga vendet e pakta që shmangin tkurrjen vjetore gjatë pandemisë.

Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 1.7% në tremujorin e katër, nga tremujori i tretë, nxitur nga rritja e fortë e kreditit, sipas institutit turk të Statistikave.  Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto në gjysmën e dytë të vitit, u nxit nga thuajse dyfishimi i normës së huadhënies nga bankat shtetërore, për t’i bërë ballë valës së parë të virusit.

Turqia, pavarësisht se mbiperformoi të gjithë tregjet në zhvillim (EM) dhe homologët e G20, përveç Kinës,  pati një të metë, pasi rritja e huadhënies së lirë, solli një rënie rekord të lirës, ç’ka holloi rezervat e këmbimit valutor dhe rriti inflacionin në 15%.

Shumica e ekonomive në botë janë tkurrur në vitin e kaluar, me vendet në zhvillim që kanë humbur rreth 2.4% të prodhimit, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Aktiviteti i sektorit financiar në Turqi drejtoi rritjen ekonomike në vitin 2020, pasi shtoi 21.4%, ndërkohë që sektori i shërbimeve ra me 5%.  Lira u tregtua e qëndrueshme në 7.3175 kundër dollarit amerikan, pas publikimit të të dhënave mbi PBB dhe është 1.5% në e fortë se ditën e Premte. /scan