Ishte në kërkim për ‘vrasje të mbetur në tentativë’, arrestohet i riu në Elbasan! Ende në kërkim bashkëpunëtori i tij

Kapet dhe vihet në pranga një 25- vjeçar i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj personit.

Në zbatim të planit të  masave  për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj, specialistët për Hetimin e Krimit Seksioni  Kundër Personit në DVP Elbasan, kapën  dhe  ndaluan shtetasin:

Rafael Greca.., 25 vjeç,  banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse”  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E.T., ( i cili është shpallur në kërkim policor), më datë 26.02.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan,  gjatë një konfliktit për motive të dobëta kanë qëlluar  me armë zjarri shtetasin E.B., pa pasoja për jetën

Vijon puna intesive për kapjen edhe të shtetasit E.T.,

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime e mëtejshme proceduriale.