Zyrtarisht në vjeshtë/ Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11°C në 21°C, në zonat e ulëta nga 20ºC në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 28°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm . Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11°C deri në 25°C dhe në zonat e ulëta nga 15°C në 27°C.