8.5 C
Tiranë
E enjte, 9 Dhjetor, 2021

Itali, 9 të vdekur nga rrëzimi i teleferikut

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i teleferikut në Italinë veriore, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shërbimi Alpinist i Shpëtimit deklaroi se tre persona të tjerë u transportuan në spital, duke përfshirë dy fëmijë.

Teleferiku u rrëzua afër majës së linjës Stresa-Mottarone në rajonin e Piemonte dhe ishte shumë larg tokës, tha Walter Milan i Shërbimit për rrjetin italian SkyTG24.

Ai deklaroi se linja kabllore u rinovua në vitin 2016 dhe u rihap kohët e fundit pasi pandemia e koronavirusit detyroi mbylljen e teleferikëve në gjithë Italinë.

Mottarone arrin një lartësi prej 1.491 metrash dhe ka një pamje piktoreske mbi një liqen.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme