Maqedoni e Veriut, 15 viktima dhe 37 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 155.063 ndërsa ai i vdekjeve në 5.311

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 15 viktima dhe 37 raste të reja me koronavirus (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 155.063 ndërsa ai i vdekjeve në 5.311.

Po ashtu 69 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 146.869 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 776.674 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.143 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 2.883.​​​​​​​