Itali, bie ndjeshëm numri i viktimave në 24 orët e fundit

Ditën e djeshme ishin 681 viktima dhe sot janë 156 viktima më pak.

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 15887, që do të thotë janë 525 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet të reja janë 4591 duke e çuar në 91246 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 21815 dhe 3977 janë në gjendje kritike.

Ditën e djeshme rastet aktive kanë qenë 88274 ndërsa sot janë 91246 kjo do të thotë se numri është rritur me 2972 persona, transmeton top-channel.

Por personat që kanë rezultuar pozitiv sot janë 4591 pasi tek shifra e përgjithshme zbritet numri i të shëruarave dhe personave që kanë ndërruar jetë.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 67807.

Ditën e djeshme ishin 681 viktima dhe sot janë 156 viktima më pak. Ndonëse numri është i lartë, por nga shifrat që jemi mësuar të shikojmë në ditët e fundit kjo është shenjë e mirë pasi është dita e dytë radhazi që bie numri i vdekjeve.