Itali, donte ti jepte vlerë në treg, tifozi paketon drogën me stemën e Juventusit

Në Itali, policia italiane ka sekuestruar në Milano një sasi droge, e cila kishte një të veçantë. Ajo ishte paketuar me simbolin e klubit të Juventusit.

Sipas raporteve të para, përgjegjësi i këtyre veprave ilegale ishte mbështetës i klubit të bardhezinjve dhe e kishte mbështjellë drogën për t’i dhënë më shumë vlerë asaj që po hidhte në treg.

Gjatë kohës së marrjes në pyetje, burri në fjalë nuk ka dhënë asnjë sqarim në lidhje me origjinën apo detaj më tepër për transposrtimin e sasisë që zotëronte, ndërsa materiali i fshehur në bagazhin e makinës së tij tip Golf është kapur nga policia.