Ivica Daçiq zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në vend më 21 qershor, kryetari i Kuvendit Kombëtar për mandatin e ri u caktua në mbledhjen e përgjithshme të mbajtur sot me anëtarët e rinj të parlamentit

Ivica Daçiq, i cili më parë ka shërbyer si ministër dhe kryeministër në Serbi, u zgjodh kryetar i parlamentit të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në vend më 21 qershor, kryetari i Kuvendit Kombëtar për mandatin e ri u caktua në mbledhjen e përgjithshme të mbajtur sot me anëtarët e rinj të parlamentit.

Daçiq, udhëheqës i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), i cili ishte i vetmi kandidat, u zgjodh kryetar në një votim të hapur.

Daçiq, i cili ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe nënkryeministër në Serbi që nga viti 2014, mori mbështetjen e 225 anëtarëve të kuvendit me 250 vende.

Ndërkohë, Daçiq sot ia dorëzoi kompetencat e Ministrisë së Jashtme kryeministres së qeverisë së përkohshme Ana Bërnabiq, e cila po ashtu ka mandatin për formimin e qeverisë së re. Në një deklaratë nga qeveria thuhet se kompetencat ministrore do t’i ushtrojë Bërnabiq derisa të caktohet ministri i ri i Jashtëm.

Daçiq, 54-vjeçar, në qeveritë e mëparshme ka shërbyer edhe si ministër i Brendshëm dhe kryeministër.