Ndërron jetë Ismet Kasumagiç, bashkëpunëtori i Alija Izetbegoviç-it

Lajmin për vdekjen e Ismet Kasumagiç-it e konfirmoi nipi i tij, kryetari i qytetit të Sarajevës, Abdullah Skaka

Intelektuali i shquar boshnjak, Ismet Kasumagiç, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit të parë të Bosnjë e Hercegovinës, Alija Izetbegoviç dhe një nga grupi i intelektualëve kundër të cilëve është zhvilluar procesi i Sarajevës i vitit 1983, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi nipi i tij, kryetari i qytetit të Sarajevës, Abdullah Skaka.

Kasumagiç ishte anëtar shumëvjeçarë i organizatës “Muslimanët e Rinj”, të cilës iu bashkua në vitin e largët 1943 si një 15-vjeçar.

Ashtu si shumica e anëtarëve të “Muslimanëve të Rinj”, ai u arrestua nga autoritetet komuniste pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij të punës në Zenicë, në Institutin Metalurgjik.

Ai ishte profesor në fakultet dhe ministër në qeverinë e parë demokratike të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës. Kasumagiç po ashtu ishte rektor i Universitetit në Bihaç.