Izraeli vazhdon operacionet për arrestimin e palestinezëve

Forcat izraelite bastisën disa shtëpi në qytetin e vjetër të Kudsit dhe lagjen At-Tur

Policia izraelite ka arrestuar 21 palestinezë gjatë bastisjes brenda natës në Kudsin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat izraelite bastisën disa shtëpi në qytetin e vjetër të Kudsit dhe lagjen At-Tur dhe i morën nën arrest, theksuan sot banorët lokalë.

Asnjë arsye nuk është dhënë për arrestimet.

Kudsi mbetet në zemrën e konfliktit shumë vjeçar të Mesdheut, me palestinezët që theksojnë se Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, duhet të shërbejë si kryeqyteti i një shteti Palestinez.

E drejta ndërkombëtare vazhdon ta shohë Kudsin Lindor, së bashku me tërë Bregun Perëndimor, si “territore të okupuara” dhe i konsideron të gjitha ndërtimet e vendbanimeve hebreje si të paligjshme.