Ja çfarë përdorën mbështetësit e Berishës për të hapur derën e selisë së PD (FOTO)

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga bindja se protesta e sotme ishte paqësore edhe pse ishte pikërisht ai që drejtoi turmën e protestuesve për ta sulmuar selinë blu. Dëshmi për këtë është edhe kjo foto që tregon se protestuesit kanë përdorur një tra të trashë prej hekuri për të hapur derën e selisë. Siç shihet…

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga bindja se protesta e sotme ishte paqësore edhe pse ishte pikërisht ai që drejtoi turmën e protestuesve për ta sulmuar selinë blu.

Dëshmi për këtë është edhe kjo foto që tregon se protestuesit kanë përdorur një tra të trashë prej hekuri për të hapur derën e selisë. Siç shihet nga kjo foto, trau i hekurit është i trashë dhe i rëndë, saqë duhen disa persona për të mbajtur.

Hekur

Mbështetës dhe militantë të ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë shkaktuar dëme të shumta material në selinë e Partisë Demokratike, në një protestë të cilën e quante paqësore. Në pamjet që kryedemokrati Basha  u tregoi mediave pothuajse ccdo gjë brenda selisë blu ishte e shkatërruar.

 

 

Dere