“Sot fillon një kapitull i ri për PD”/ Alibeaj poston videon: Protesta, sulm kriminal i orkestruar nga Berisha! Të çlirohemi nga hijet e të shkuarës

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj e ka konsideruar një sulm kriminal dhunën e ushtruar ditën e sotme ndaj selisë blu. Duke postuar një video nga momentet e dhunës, Alibeaj shkruan se ky sulm i turpshëm do të mbahet mend si dita e tij e fundit në politikë dhe si fillimi i një kapitulli të ri për Partinë Demokratike, të çliruar nga hijet e të shkuarës, nga dhuna dhe mentaliteti komunist!

“Demokratët, shqiptarët dhe bota mbarë e pa se si Sali Berisha orkestroi dhe udhëhoqi një sulm kriminal mbi Partinë Demokratike për ta shndërruar atë në një bunker për hallin e tij personal. Ky sulm i turpshëm do të mbahet mend si dita e tij e fundit në politikë dhe si fillimi i një kapitulli të ri për Partinë Demokratike, të çliruar nga hijet e të shkuarës, nga dhuna dhe mentaliteti komunist!”- shkruan ai.