“Jemi afër një lajmi të madh”, Rama: Jo vetëm mësuesit, do të vaksinojmë policinë e ushtrinë

Me mbërritjen e sasisë prej 38 400 doza nga “AstraZeneca” mbrëmjen e djeshme, sot ka nisur vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve në Tiranë.

Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja Manastirliu dhe Dr. Silva Bino, ndodheshin në shkollën “4 Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit.

Rama tha se tashmë synohet vaksinimi masiv i popullatës, ndërsa njoftoi edhe mbërritjen e dozave të tjera të vaksinës anti-Covid, me synim edhe vaksinimi i policinë si edhe ushtrisë me qëllim goditjen e gjithë zinxhirit që ka më shumë kontakte.

“Seria jonë ka ardhur nga Suedia. Në Britaninë e Madhe kanë bërë miliona vaksina AstraZeneca dhe s’kanë pasur asnjë problem, asnjë rast. Janë pezulluar në disa vende, është seri tjetër. Janë shumë pak raste, dhe atë po i thosha sot, kishte dalë drejtori i ISHP italiane e thoshte që është alarm fallco.Prandaj ne duam t’ju nxjerrim sa më shpejt nga ky shqetësim, dhe që mësuesit bashkë me mjekët e infermierët mos kenë mundësi të preken nga virusi.
Jemi afër një lajmi të madh. Edhe pak ditë dhe do sjellim një sasi tjetër të vaksinave. Sfida juaj është të thyejmë
Të vazhdojmë me gjithë pjesën tjetër Policinë, Ushtrinë gjithë ata që kanë ndërveprim.Ata me sëmundje kronike. Të godasim gjithë pjesën e zinxhirit që ka kontakte më shumë”,- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama sqaroi situatën me informacionet që qarkullojnë se vaksina AstraZeneca është e dëmshme. Rama sqaroi se sasia prej 38 mijë e 400 doza që ka marrë Shqipëria ka ardhur nga Suedia dhe se është një seri e sigurtë.