“Ka sa të dush shpija bari në Tiranë”, ish-zyrtari i lartë i policisë tregon metodën e re të kultivimit të kanabisit: Po bëhet me mbështetjen e policisë

Ish-funksionar i lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ka bërë një denoncim tronditës në lidhje me metodën e re që përdorin grupet kriminale për kultivimin e kanabisit në vend.

Hajdarmataj theksoi se tashmë kanabisi po mbillet në shtëpitë e barit të lokalizuara kryesisht në kryeqytet, por edhe në zonën e Krujës dhe Vlorës.

Sipas tij, gjatë këtij viti elektoral është ulur sasia e mbjelljes së lëndëve narkotike në male, por tashmë është prezente me shtëpitë e barit në qytete dhe në fshatra. Ndërkohë sipas Hajdarmataj ky fenomen po zhvillohet nën dijeninë dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit.

“Tani kemi dy momente. Në qoftë se deri sot është mbjellë lëndë narkotike në fshatrat e ndryshme të Shqipërisë ose në zona të ndryshme të Shqipërisë siç kemi lumin e Vlorës që dihet botërisht, kemi malet e Krujës, kemi Malësinë e Madhe, kemi edhe Tepelenën, Kurveleshin, malet e Elbasanit. Tani çfarë po ndodh? Sofistikimi që kanë bërë rrjetet kriminale ose sot ne në Tiranë po përdorim shpijat e barit siç quhen. Ne, u shpreha gabim po këta sepse ne nuk po përdorim do të thotë.

Çfarë po ndodh? Kto tani shpija, banesa të ndryshme që përdoren nga rrjetet kriminale për të mbjell dhe kultivu lëndën narkotike të hashashit, nuk e bëjnë dot këtë punë pa pasur lidhje me Policinë e Shtetit, sepse ai sistem që bëhet kultivimi i bimëve, ka një sistem me llampa ndriçim. Unë po ta deklaroj në këtë studio sot ti ke në Tiranë sa të dush shpija. Ke në Krujë, ke në Vlorë dhe të gjitha simas informacioneve që unë disponoj janë me lejen dhe me kontrollin nga Policia e Shtetit Shqiptarë.

Unë nuk kam fotografi sepse nuk kam asnjë lloj tagri juridik, se në fund të fundit unë jam qytetarë dhe skam asnjë targër ligjor që unë të bëj një fotografi dhe të shkoj sepse kur bëjmë debat me ish-kolegë dhe më thonë pse nuk e çon në Prokurori, po unë nuk kam asnjë mundësi praktike që ta çojë në Prokurori sepse un nuk kam tagër juridik, unë thjesht kam një informcion nga kolegë, nga ish-kolegë që realisht sot që ne bisedojmë kemi shpija bari. Në këtë vit elektoral është ul sasi e mbjelljes së lëndës narkotike në male dhe ka kalu në qytete dhe në fshatra.

Është me lejen e policisë dhe me lejen e OSHEE-s sepse sasia e energjisë që konsumon kjo shpi ose kjo banesë është jashtëzakonisht e madhe dhe sikur thjesht elektriçisti i lagjes, i fshatit të shohi sahatin e kabinës ai do të kuptojë që në këtë zonë po ndodh diçka që nuk është e identifikume”, u shpreh Hajdarmataj”, tha Hajdarmataj.