Video/ Mjegulla pushton qytetet edhe në mëngjes, nisin problemet e para në Llogara, policia vendos postobllok për të…

Prej mbrëmjes së djeshme disa qytete të vendit kanë qenë nën pushtetin e një mjegulle të dendur, e cila ka mbuluar shumë zona, pavarësisht motit të mirë dhe të kthjellët të këtyre ditëve të fundit.

Ndërkohë që edhe mëngjesi i sotëm ka sjellë të njëjtën problemarikë në disa zona. Kështu Lezha dhe Vlora kanë pasur prani të madhe të mjegullës, që ka vështirësuar ndjeshëm dhe qarkullimin e mjeteve.

Për Lezhën kjo është diçka e rrallë, pasi qyteti bregdetar shquhet për erëra që vijnë nga veriu, por që nuk sjellin mjegull.

Ndërkohë në Vlorë kanë nisur problemet e para veçanërishtë në zonat malore.

Territori i Llogorasë është totalisht nën pushtimin e mjegullës. Probleme me qarkullimin e automjeteve për shkak të fushëpamjes së ulët. Policia rrugore ka vendosur një patrullë në hyrje të fshatit Dukat, për orientimin e automjeteve, dhe për të shmangur aksidente të mundshme.