Kadilli dorëzon kandidaturën për postin e kryetarit: Nuk do t’i tradhtoj kurrë demokratët, do ta bëjmë PD fituese

Pasi dorëzoi zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli është ndalur në një prononcim për mediat.

Pasi dorëzoi zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli është ndalur në një prononcim për mediat.

Kadilli tha se ndihet shumë më tepër superior para kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Mes të tjerash Kadilli parashtroi disa nga virtytet e tij politike, duke shtuar se nuk ka për t’i tradhtuar kurrë demokratët.

“Sot bëra kandidimin për kreun e PD. Është një moment i rëndësishëm për PD. Ka shumë ngarkesë, emocion të shumëfishtë, është moment kthese. Ndonëse është një garë asimetrike sa i përket mjeteve të kandidatëve. Kryetari në detyrë, nuk del as nga zyra, dhe ka në dispozicion të gjitha me mjetet që ishin organizuar për të përballuar kundërshtarin Edi Rama. Tani do jetë përballë meje si kandidat. Por ka dhe një gjë tjetër, që është asimetria morale, ndihem shume herë më superior para tij. Vijë në këtë garë për t’i shërbyer PD dhe jo për t’u shërbyer. Vijë në këtë garë duke u ballafaquar me vlerat, pastërtia, integriteti politik, përvoja, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite në PD për të qenë luajal me këtë parti. Jam njeri që e mbaj fjalën, kam kontribuar, nuk kam tradhtuar kurrë PD. Skam tradhtuar kurrë asnjë nga demokratët dhe s’do e bëjë. Për të ringritur PD, për ta bërë të hapur dhe fituese.”, tha Kadilli.